Në Kosovë temperaturat kanë filluar të bien dhe moti të jetë i ftohtë.
Me ç’rast konsumi i energjisë elektrike është duke arritur pikun e tij.
Për këtë ka reaguar Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO).
Kjo kompani ka apeluar ndaj konsumatorëve të mbajnë konsumin nën 800 kWh.
“Sezoni i ftohtë ka nisur dhe konsumi i energjisë po arrin pikun e tij. Ju lutemi të mbani konsumin tuaj mujor nën 800 kWh. Duke kursyer përfitoni fatura më të ulëta dhe ndihmoni funksionimin e qëndrueshëm të sistemit elektroenergjetik për të gjithë”, thuhet në njoftimin e KESCO-s. /Gazeta Enigma