Mot i freskët dhe vende-vende me shi

Mot i freskët dhe vende-vende me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve pritet të ketë ndryshim të motit.

IHK njofton se pritet të ketë rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale dhe vende-vende pritet të bie shi.

Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë kushte për një mot të freskët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Related Articles