Moti në Kosovë, 26 nëntor 2021

Moti në Kosovë, 26 nëntor 2021

Gjatë këtyre dy ditëve vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell, por që vranësirat do të shoqërohen me riga shiu.

Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje ditën e shtunë, ndërsa të premten vazhdojnë temperaturat e ulëta të ngjashme me temperaturat e ditëve të fundit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius. /Gazeta Enigma/.

Related Articles