Moti në Kosovë, sot më nxehtë

Moti në Kosovë, sot më nxehtë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërkaq do të jetë më nxehtë se ditët e kaluara.

IHK njofton se parashihen vranësira të pakta kryesisht rreth relievit malor.

Temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.

Në Prishtinë temperaturat minimale do të jenë 15 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale do të shkojnë deri në 24.

Ndërkaq, në Prizren temperaturat do të jenë ndërmjet 16 dhe 27 gradë Celsius. Në Gjakovë temperaturat do të jenë ndërmjet 21 dhe 29 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes. 

Related Articles