Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të enjten parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.
Vranësirat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu. Ka tendencë që kjo ditë të jetë më e freskët se ditët tjera të kësaj jave, sidomos te vlerat e temperaturave maksimale, pasiqë parashihet ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, njofton Instituti.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndermjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.