Gjatë javës do të mbajë mot i ndryshueshëm, dita e hënë parashihet me diell dhe vranësira.
Po ashtu, gjatë ditëve tjera parashihen edhe me kushte për reshje shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 m/s”, njofton IHMK.