Mourinho i emocionuar pas kalimit në finale të Ligës së Konferencës: Kjo është Liga e Kampionëve për ne

Mourinho i emocionuar pas kalimit në finale të Ligës së Konferencës: Kjo është Liga e Kampionëve për ne

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, ka qenë tejet i emocionuar pas kualifikimit në finale të Ligës së Konferencës të enjten.

Roma mposhti Leicesterin me rezultat të përgjithshëm 2:1, ndërsa në finale do të takohet me klubin holandez Feyenoord.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, Mourinho shpërtheu në lot ndërsa në konferencë për shtyp pati një fjalim të veçantë.

“Kur punon në Romë, kur jeton në Romë, kur merr frymë në Romë, atëherë e di që ky është klubi i vërtetë i qytetit tonë. Që nga dita e parë që kam qenë këtu, ndihem sikur kjo është një punë e madhe. Megjithatë, nuk kemi pasur shumë fitore dhe shumë finale në historinë e këtij klubi. Historia nuk është e lidhur me dimensionin social”, ka thënë Mourinho pas ndeshjes.

Mourinho mund të bëhet trajneri i parë që fiton Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës në karrierën e tij.

“Jam shumë i emocionuar. Sigurisht që kam pasur sukses më të madh në karrierën time, por këtë nuk e ndjej për veten time, por për njerëzit që punojnë këtu dhe lojtarët e mi. Kjo është Liga e Kampionëve për ne”, shtoi portugezi.

Finalja e Ligës së Konferencës do të luhet më 25 maj në Tiranë.

Related Articles