MPJ e Spanjës konfirmon qëndrimin e saj kundër Kosovës në KiE

MPJ e Spanjës konfirmon qëndrimin e saj kundër Kosovës në KiE

Spanja do vazhdojë të mbajë qëndrimin e deritashëm ndaj Republikës së Kosovës, kundër anëtarësimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Kjo është konfirmuar edhe sot në një përgjigje për klankosova.tv, nga Ministria e Jashtme e Spanjës.

”Sa i përket Komitetit të Ministrave, ku është shprehur qëndrimi i Spanjës, ajo që mund të themi është se Spanja mban qëndrimin e saj për Kosovën*”, thuhet mes tjerash ndërsa e përcjell emrin e vendit me fusnotë.

Tutje sipas kësaj ministrie, Spanja po ashtu nuk sheh një rrugë tjetër në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

”…dhe mbështet dialogun e udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë i Unionit”.

Të martën Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës ka në rend të ditës diskutimin dhe votimin për Kosovën.

Nevojiten 2/3 e votave të Asamblesë për t’i rekomanduar Këshillit Ministror të KiE pranimin e Kosovës.

Pas këtij votimi, për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës do të mbetej vetëm edhe hapi i fundit, i cili do të ishte vendimi i Këshillit Ministror.

Mundësia e parë për marrjen e këtij vendimi do të ishte takimi më 16 maj të këtij viti.

Kujtojmë se raporti i raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës, mori dritë jeshile.

Përmes këtij raporti u konstatua që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

Related Articles