MPJ: Ish-deputeti i Kosovës, Gramos Agusholli ndalohet nga autoritetet serbe

MPJ: Ish-deputeti i Kosovës, Gramos Agusholli ndalohet nga autoritetet serbe

Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës ka njoftuar të hënën se ish deputeti i Kuvendit, Gramos Agusholli është ndaluar nga autoritetet serbe në kufi, raporton Gazeta Enigma.

“Sot paradite, më 26 maj 2025, jemi njoftuar për ndalimin e ish-deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Gramos Agusholli, nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdarë, ndërsa ishte në tranzit drejt Sllovenisë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi ka njoftuar misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Beograd.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Kosovë, si dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare në lidhje me rastin.

“MPJD dënon fuqishëm këtë veprim arbitrar të autoriteteve serbe dhe i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë menjëherë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të z. Gramos Agusholli dhe ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në reagim.

Related Articles