MPJD: Kemi përfunduar procedurat për emërimin e ambasadorëve të rinj

MPJD: Kemi përfunduar procedurat për emërimin e ambasadorëve të rinj

Kanë kaluar më shumë se katër muaj që kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka shkarkuar 13 ambasadorë në shtete të ndryshme, dhe ende nuk ka emëruar asnjë ambasador të ri.

Por shumë shpejtë kësaj çështje do t’i vie fundi.

Kjo është bërë e ditur për FrontOnline në një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka përfunduar të gjitha procedurat për emërimin e ambasadorëve të rinj. Aktualisht ndodhemi në fazën e pritjes së pëlqimeve nga shtetet pritëse.  Pasi të përfundoj ky proces i rregullt, MPJD-ja do ta informoj opinionin publik për të gjitha detajet”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Kujtojmë se në fillim të shtatorit, kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë nga radhët e LVV-së, Haki Abazi kishte thënë se procesi i emërimit të ambasadorëve pritet të përfundojë javët në vazhdim.

Related Articles