MSH: 1.5 milion vaksina të administruara në Kosovë

MSH: 1.5 milion vaksina të administruara në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në “Facebook” ka bërë të ditur se deri tani 1,5 milion vaksina Anti-COVID janë administruar në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas MSH-së, asgjë nuk ka mbaruar akoma, andaj vaksina është mbrojtja më e mirë që kemi.

“Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj”, thuhet tutje nga kjo ministri.

Shkrimi i plotë:

Ndërsa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar.

Është mbrojtja më e mirë që kemi. Asgjë nuk ka mbaruar akoma.

Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj.

Rezervo SOT terminin tënd në eKosova

Related Articles