Ministria e Shëndetësisë të dielëm u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që ta vlojnë ujin, raporton Gazeta “Enigma”.
Kjo gjë sipas tyre mund të parandalojë shpërthimin e epidemive hidrike.
“Uji para përdorimit të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike”, thuhet në postimin në faqen e MSH-së në Facebook.
“Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.Si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm”, theksojnë nga MSH.
Nga kjo ministri thonë se Qeveria e ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.
“Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes. Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve”, thuhet në njoftim.