900 qytetarë të vaksinuar nga komunitetet RAE, MSH thotë se do të vazhdoj mobilizimi

900 qytetarë të vaksinuar nga komunitetet RAE, MSH thotë se do të vazhdoj mobilizimi

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka vazhduar vaksinimi në komunat e Kosovës për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, raporton Gazeta Enigma.

Përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook, nga MSH kanë thënë se ekipet mobile deri tani kanë vaksinuar qytetarë në Prizren, Fushë Kosovë dhe Gjakovë.

Nga vaksinimi mobil i ekipit kanë arritur numri i të vaksinuarve në terren afër 900 qytetarë.

Sipas MSH-së vaksinimi do të vazhdojë në komunën e Pejës, Mitrovicës dhe Gjakovës.

“Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të caktojnë terminin e tyre dhe të vaksinohen sepse është e drejtë elementare e secilit qytetarë të Republikës së Kosovës, dhe vetëm përmes vaksinimit do të mbrohemi nga variantet e reja të COVID-19”, thuhet në njoftim.

Related Articles