Mungojnë dëshmitarët në gjykimin ndaj ish-ministrit Lekaj për rastin e 53-milionëshit

Mungojnë dëshmitarët në gjykimin ndaj ish-ministrit Lekaj për rastin e 53-milionëshit

Në seancën e së mërkurës për rastin e njohur si “53-milionëshi”, ku ndër të tjerë është i akuzuar edhe ish-ministri i Infrastrukturës, tani deputet i AAK-së, Pal Lekaj, kanë munguar dëshmitarët.

Në sallë nuk janë paraqitur për të dëshmuar Georgios Papaioannou, përfaqësues i kompanisë “Hill International”, menaxherja e projektit të autostradës Arbën Xhaferi dhe Riyadh Alkhazrahi, përfaqësues i “Bechtel&Enka”.

Prokurori Atdhe Dema ka kërkuar që si dëshmi të pranohet intervistimi i tyre në polici në vitin 2019, për shkak të pamundësisë që t’i sjellin dëshmitarët në Kosovë.

Nga mbrojtja kanë insistuar që të dëgjohet dëshmia e tyre, “pasi kanë pyetje që duan t’i shtrojnë dëshmitarëve”.

Në rastin e 53-milionëshit të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare janë ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i Pal Lekajt, Nebih Shatri, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) si dhe Besim Tahirit, drejtor i Prokurimit Publik në këtë ministri.

Related Articles