Në panelin e tretë të forumit të lartë politik me temën “Integrimi i Agjendës 2030 në kuadrin e planifikimit strategjik në Kosovë”, u diskutua për sfidat e mbledhjes së të dhënave në nivel vendi dhe për ndikimet e të dhënave cilësore në zbatimin e duhur të Agjendës 2030.
Paneli i ishte i përbërë nga Fatmire Kollçaku nga Këshilli Kombëtar të Qëndrueshëm, Ilir Berisha nga ASK, Adnan Ahmeti nga Zyra e Planifikimit Strategjik, Shqipe Krasniqi nga zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit dhe Omar Sidique nga UN Habitat.
Të pranishmit thanë se rëndësia e statistikave e ndihmon vendin në gjetjen e problemeve kryesore.
Fatmire Kollçaku nga Këshilli Kombëtar të Qëndrueshëm, tha se synim i tyre është informimi i qytetarëve se si funksionon ky Këshill.
“Përbërja e re e Këshillit, ku ne e kemi i kemi identifikuar si shtatë komisione vendimmarrëse. Ne kemi tentuar ta thjeshtësojmë pak sepse rezoluta e ka paraparë kush janë anëtarë, sepse Këshilli është organ koordinues dhe secili ta merr përgjegjësinë”.
“Ne jemi duke i informuar qytetarët se ekziston ky Këshill e që Kosova në baza vullnetare ka miratuar këtë rezolutë”, tha ajo.
Omar Sidique nga UN Habitat, tregoi për rëndësinë që e ka statistikat në nivel global. Ai tha se Un Habitat ka 65 për qind e objektivave që lidhen me statistikat në nivel lokal.
“UN Habitati ka për synim që 65 për qind e objektivave duhet të përmbushëm në nivelet lokale dhe kjo bazohet në subvencionimin dhe ky 65 përqindëshi përkon me kryetarët e komunave nëse janë në gjendje ti përmbushin këtë përqindje”.
“Një nga dallimet në epokën e OZHQ-ve, kemi të dhëna të nivelit lokal që duhet të mblidhen dhe të raportohen në nivel qendror. UN Habitat është më ndryshe se organizatat tjera sepse jemi agjenci kujdestare e organizatës që merren me të dhënat statistikore”, tha ai.
Ilir Berisha nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, tha se janë në linjë me kërkesat metodologjike në nivel global.
“Miratimi i agjendës 2030 ka përfshirë edhe një rezolutë për monitorimin e progresit politikën e i formimit me mbi 200 indikatorë. Kjo agjendë thelbësore e Agjendës dhe disponushmëria e të dhënave kualitative në linjë ndërkombëtare dhe është e një rëndësie të posaçme për ta informuar zhvillimin e qëndrueshëm. Sipas legjislacionit në fuqi, ASK si institucion bartës dhe shpërndarës i statistikave, është në linjë me kërkesat metodologjike në nivel global”.
“Në vazhdën e mbulimin e të dhënave të statistikave, ASK ka rritur numrin e treguesve duke realizuar më sukses anketën për kushtet e jetës, të fuqisë punëtore, e bujqësisë, për energji e shimë anketa që i publikojmë në baza ditore”, tha ai
Shqipe Krasniqi nga Zyra e Sekretarit të Kuvendit, teksa foli për rëndësinë e statistikave, tha se 95 për qind e ligjeve vijnë nga Qeveria, raporton EO.
“95 për qind e logjeve e kanë propozues Qeverinë e Kosovës, e pastaj komisionet përkatëse e shohin se cili ligj është më prioritet. Të dhënat statistikore në Kuvend janë vërejtje konstante që e paraqet edhe Komisioni Evropian në raportin për vendin, por janë vërejtje konstante që deputetët vërejnë dilema e diskutime në komisione e seanca plenare”.
“Janë deputetë të zgjedhur nga vota e popullit dhe funksionimi i tyre bëhet në dy segmente, ku janë deputetët dhe ana administrate, ku roli kryesor i administratës është t’i ofrojë të dhëna statistikore të sakta e të plota”, tha ajo.