Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, është ndarë i kënaqur që në debutim shënoi fitore si drejtues i “bardhekaltërve”.
Prishtina të shtunën fitoi me rezultatin 2:1 në udhëtim te Dukagjini në Klinë. Por, trajneri Munishi thotë se Prishtina nuk do të ndalet me kaq.
“Realisht ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, ndaj një kundërshtari të fortë. Luftuam të dyja palët. Patëm edhe pak fat, por fati i përcjellë trimat. Mua më vjen mirë që kemi arritur që me një ekip të ri, të komponuar, të arrijmë fitore në një fushë të vështirë, ndaj një kundërshtari të fortë. Ne do të vazhdojmë të punojmë, do të krijojmë një ekip të fuqishëm. Po organizohemi shumë mirë. Fitoren e parë ua dedikoj ‘Plisave’”, është shprehur Munishi pas ndeshjes.