Sport Club “Gjilani” e ka nisur me barazim stinorin pranveror, pasi ka barazuar 1-1 ndaj Drenicës në stadiumin “Bajram Aliu”, shkruan Gazeta Enigma.
Pas këtij gabimi skuadra gjilanase e ka humbur vendin e parë të tabelë dhe tani ndodhet në pozitën e tretë, me një pikë më pak se Drita që kryeson kampionatin.
Kryetrajneri i Gjilanit, Ismet Munishi, ka reaguar para pak çastesh ku ka publikuar një fotografi të skuadrës së tij me mbishkrimin:
“15 ndeshje pa humbje dhe skuadra më e dëmtuar në Superligë! Vazhdojmë fuqishëm”.
/Gazeta Enigma/