Kurti për Shën Valentin: Përputhja me njëvjetorin e fitores së madhe demokratike të 14 shkurtit 2021 është një rastësi e bukur

Kurti për Shën Valentin: Përputhja me njëvjetorin e fitores së madhe demokratike të 14 shkurtit 2021 është një rastësi e bukur

I pari i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar të gjithë të dashuruarit për Shën Valentin, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai përmes një postimi me disa fotografi të shkrepura një vit më parë, Kurti tha se kjo datë e njëvjetorit të fitores së Vetëvendosjes, është një rastësi e bukur.

“Urime Shën Valentini të gjithë të dashuruarve dhe atyre që duan të bien në dashuri! Përputhja me njëvjetorin e fitores së madhe demokratike të 14 shkurtit 2021 është një rastësi e bukur”, ka shkruar kryeministri.

Kutojmë se sot janë bërë një vit prej kur Kurti fitoi zgjedhjet e jashtëzakonshme me mbi 50 %. / Gazeta Enigma.

Related Articles