FC Prishtina e udhëhequr nga trajneri Ismet Munishi ka befasuar Dritën duke e mposhtur në Gjilan me rezultat 1-2, shkruan Gazeta Enigma.
Kjo ishte humbja e parë e Dritës për këtë sezon, duke shkaktuar befasinë e javës, pasi gjilanasit konsideroheshin favorit në bazë të formës aktuale.
Mirëpo, trajneri i Prishtinës Ismet Munishi nuk e ka kaluar këtë sfidë pa e komentuar përmes një statusi në Facebook.
Munishi ka shkruar se iu ka bashku Prishtinës me zemër të pastër. Ai i ka ngacmuar Dritën duke thënë se mbi Prishtinën është vetëm Zoti./GAZETA ENIGMA/