Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka akuzuar rëndë liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, në lidhje me shpronësimin e pronave, me ç’rast sipas tij, i janë shkaktuar dëmë milionëshe buxhetit të shtetit.
Postimi i plotë i Muratit në Facebook:
Ndërsa, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinj, ka folur për akuzat që janë drejtuar atij rreth shpronësimit për rrugën Prishtinë dhe Pejë .
“Ministri në këtë rast është vetëm tagrambledhës, hajn i vogël i Kurtit. Ai e ka bërë këtë për të tërhequr vëmendjen nga vdekjet e qytetarëve. Paratë nuk janë paguar për shpronësimin, e këta e kanë bërë konferencën e më pastaj e kanë dërguar lëndën në prokurori. Krejt kjo është për mos ta kryer rrugën Pejë – Prishtinë. Është një dënim që po e bëjnë për Dukagjinin”, tha Haradinaj.