Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se nga sot do të hyjë në funksion masa “Qeveria për Familjet”, që ka për qëllim t’i ndihmojë familjet e cila nuk kanë asnjë anëtarë të punësuar.
Murati, në një konfërencë për media ka theksuar se program ishte njëri nga premtimet e VV-së para se të vinte në pushtet.
Mes tjerash, ministry theksoi se kjo do të realizohet mes biznese, qeverisë dhe qytetarëve.
Ndryshe, se qeveria do të marrë masa të reja për të lehtësuar krizën ekonomike, e ka theksuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Në vijim do të publikohen masat e reja të Qeverisë për çmimet e larta të produkteve esenciale.
I pyetur nëse masat e paralajmëruara mund të bien ndesh me Kushteutën, Kurti tha se duhet të gjejnë diçka ndërmjet për të ndërhyrë. Ai foli për masën e re për punësimin, në mënyrë që të ketë së paku nga një të punësuar për familje.
“Së pari, ne e respektojmë edhe kushtetutshmërinë, edhe ligjin, por në të njëjtën kohë na duhet që t’u dalim në ndimë qytetarëve. Ju e keni parë që unë kam paralajmëruar që nesër ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati do të dalë dhe do ta shpjegojë hollësisht skemën e punësimit të garantuar e cila po materializohet, po konkretizohet me masën tonë më të re, që është ndihma prej 70% e pagës bruto (maksimum deri në 300 euro) për 6 muaj rrjesht për këdo që është i papunë, punësohet e nuk e ka askënd të punësuar në familjen e vet”, tha ai.