Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati së fundmi është shprehur se “themelimi i Bankës Zhvillimore në Kosovë po bëhet realitet”.
Ai po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore që po mbahen në Washington D.C.
“Mbështetja nga Banka Botërore parashihet të vijë në kuadër të projektit për avancimin e sektorit financiar në Kosovë, projekt i cili pritet të kap vlerën rreth 50 milionë euro. Banka Zhvillimore do të mundësojë financimin e projekteve zhvillimore si dhe mbështetjen e sektorëve strategjikë siç janë energjia e ripërtërishme, prodhimi dhe eksporti, bujqësia etj”, tha Murati.
“Qeveria për zhvillim të qëndrueshëm!”, shtoi ai tutje. /Gazeta Enigma