Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditur se janë duke punuar për të gjetur disa alternativa tjera, se si do të rregullohet çështja e mjeteve të kpriptovalutave në Kosovë.
Murati deklaroi se janë duke menduar një zgjidhje afatgjatë, sepse nuk mund të shfrytëzohet çmimi i energjisë elektrike si për amvisëri, si për pajisje të kriptovalutave që për dikë është profitabile.
“Vendimi është i përkohshëm, por megjithatë unë mendoj se duhet ta mendojmë në afatgjatë ne këtë çështje. Duke e shfrytëzuar çmimin e energjisë elektrike që është i paraparë për amvisëri për t’i përmbushur nevojat bazike për ta ngrohur ambientin, apo për të zier ushqim, e ta shfrytëzojmë për dikë që është profitabile, atëherë o duhet të ndryshojë sistemi tarifor, që ata të kalojnë në një tarifë tjetër, o duhet të shihet një zgjidhje afatgjatë. Sepse edhe të kriptovalutat ka sisteme të ndryshme”, ka deklaruar Murati për Telegrafin, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Tutje, ai shpjegoi që janë dy sisteme për mihje të kriptovalutave njëra që konsumon energji elektrike në mënyrë intensive e tjetra që konsumon më pak.
“Në një situatë, kur nuk mund t’i përmbushim gjenerimet e energjisë elektrike, sidomos në periudhën shtator-mars, nuk mund t’i përmbushim nevojat vetanake, është problem”.
“Sa i përket aspektit të konfiskimit dhe procedurave ligjore, këto janë gjëra që i dinë më mirë organet e rendit”, tha Murati. Ai foli foli edhe për aksionet e Policisë së Kosovës, ku tha se 272 pajisje të sekuestrua shpenzojnë energji elektrike sa një fshat me 500 shtëpi.