Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se zvogëlimi i buxhetit të Radio Televizionit të Kosovës është i arsyeshëm duke marrë parasysh pagat e disa pozitave në RTK.
“Po besoj që ju si komision ndoshta edhe e dini që janë rreth 100 paga që janë më të larta se paga e ministrit. Kemi kursime rreth 2 milionë euro nga AKP nga ulja e pagave, që e kemi shfrytëzuar për rekrutime në FSK nga AKP. E njëjta gjë mund të bëhet edhe nga RTK. Nëse RTK i ka 100 persona që marrin me shumë se paga e ministrit, kjo për mua nuk është në rregull. Konsideroj se një buxhet i tillë është i mjaftueshëm”, tha Murati.
Kujtojmë se ministrat e Qeverisë së Republikës marrin pagë rreth 1150 euro. /Gazeta Enigma.