Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, ka arritur të renditet lartë në paraqitjet e tij me klubin e ri të Adana Demirspor dhe ka fituar vendin e tretë në Europë sa i përket përqindjes së pritjeve.
23-vjeçari renditet në tre më të mirët në mesin e portierëve që kanë luajtur të paktën 15 ndeshje në ligat kryesore të Europës këtë sezon. GOAL në gjuhën turke ka renditur 20 më të mirët.
20# David de Gea
Spanjolli ka luajtur 22 ndeshje këtë sezon dhe ka një përqindje të pritjeve prej 73.21 për qind.
19# Ivan Provedel
Diferencën e madhe në Spezia e bën portieri Ivan Provedel, i cili luajti në 16 ndeshje këtë sezon, dhe ka përqindje të pritjeve prej 73.26.
18# Thibaut Courtois
Thibaut Courtois ka pritur 73.33 për qind të topave që kanë ardhur në drejtim të tij në 22 ndeshje.
17# Robert Sanchez
Portieri i Brighton, Robert Sanchez ka një përqindje pritjeje prej 73.42 në 21 ndeshje.
16# Stole Dimitrievsky
Stole Dimitrievski i Rayo Vallecanos, ka luajtur në 18 ndeshje këtë sezon, kur priti 74.29 të goditjeve që erdhën në drejtim të portës së tij.
15# Okan Kocuk
Okan Kocuk i Giresunspor, tërheq vëmendjen me paraqitjen e tij këtë sezon. Ai luajti 20 ndeshje këtë sezon dhe ka një përqindje pritjesh prej 75.0.
14# Mike Maignan
Mike Maignan i Milanit luajti 17 ndeshje, ku ka një përqindje të pritjeve prej 75.41.
13# Jonas Omlin
Portieri i skuadrës së Ligue 1, Montpeiller, Jonas Omlin u paraqit mirë dhe ka një përqindje prej 75.85 pritje në 17 ndeshje.
12# David Ospina
Portieri i Napolit ka pritur 77.05 të goditjeve që kanë shkuar në portën e tij në 19 ndeshje këtë sezon.
11# Edoard Mendy
Portieri senegalez, i cili fitoi çmimin “FIFA 2021 Portieri i Vitit për meshkuj”, ka bërë 20 paraqitje në Ligën Premier këtë sezon. Ai ka pritur 77.14 të topave në 20 ndeshje.
10# Walter Benitez
Portieri i Nice, Walter Benitez, i cili luajti në 22 ndeshje, zë vendin e 10-të në listë me 77.5 të pritjeve.
9# Pau Lopez
Portieri i Marseille, Pau Lopez, ka një përqindje prej 77.55 të goditjeve të pritura në 17 ndeshje.
8# Aaron Ramsdale
Aaron Ramsdale ka luajtur në 18 ndeshje në ligë këtë sezon, duke arritur të pres 77.78 për qind të goditjeve në portë.
7# Samir Handanovic
Portieri slloven 37-vjeçar luajti në 22 ndeshje me një përqindje pritjeje prej 78.48 për qind.
6# Unai Simon
Portieri spanjoll i Athletic Bilbao luajti me një përqindje pritjeje prej 78.57 në 18 ndeshje.
5# Yassine Bounou
Portieri 30-vjeçar ka bërë 17 paraqitje në La Liga këtë sezon, duke pritur 79.17 përqind të goditjeve në drejtim të portës së tij.
4# Mark Flekken
Duke mbrojtur portën e skuadrës së Bundesligës, Freiburg, Mark Flekken, realizoi 79.75 të pritjeve në 18 ndeshje dhe arriti të zërë vendin e katërt në listë.
3# Arijanet Muric
Portieri i Adana Demirspor, Arijanet Muric arriti të tërheqë vëmendjen me performancën e saj këtë sezon.
Ai ka luajtur në 17 ndeshje në Superligë, ku ka pritur 79.76 për qind të goditjeve në drejtim të portës, duke zërë vendin e 3-të në renditje.
2# Ugurcan Cakir
Uğurcan Çakır ka dëshmuar se mund të jetë një nga portierët e nivelit elitar të Evropës.
Portieri 25-vjeçar, i cili luajti në 22 ndeshje këtë sezon, arriti një normë të pritjeve me 82.29 për qind.
1# Ibrahim Sehic
Portieri i Konyaspor, İbrahim Sehic, ka luajtur në 22 ndeshje dhe zë vendin e parë në ligat kryesore të Evropës me një normë të pritjeve prej 82.42 për qind. /Gazeta Enigma/