Ylli i kombëtares kosovare, Vedat Muriqi ka reaguar pas tërmetit të madh që goditi shtetin e Turqisë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Muriqi i cili kaloi vite të tëra në futbollit turk u shpreh shumë i mërzitur me lajmet që mori sot në mediat sociale, shkruan LIG Sport.
“Dhimbja që përjetojmë është e papërshkrueshme. Lutjet e mia, zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti… Shërim të shpejt të gjithëve. Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën, të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, shkroi Muriqi në profilin e tij në Twitter.