Murseli: Bimët narkotike që kapëm do të arrinin vlerën mbi 1.5 milionë euro po të përpunoheshin

Murseli: Bimët narkotike që kapëm do të arrinin vlerën mbi 1.5 milionë euro po të përpunoheshin

Reshat Murseli, drejtor i Drejtorisë për antidrogë, ka thënë se në operacionin në fshatin Shirokë të Suharekës ku u gjetën 32 kilogramë substancë narkotike, kanë pasur vlerën e mbi një milioni po të arrinin përpunimin përfundimtar.

Murseli ka thënë në konferencë për media se 32 kilogramë marihuanë janë gjetur në procesin e tharjes në momentin e bastisjes.

“32kg të sasisë narkotike marihuanë janë gjetur në procesin e tharjes në momentin e bastisjes dhe janë gjetur edhe 2 mijë e 59 bimë narkotike kanabis sativa, në madhësi 80cm deri në 2 metra. Po të ktheheshin në peshë të përgjithshme pas përpunimit do arrinin peshën 800 kg dhe blera mbi 1 milion e gjysmë”, ka deklaruar Reshat Murseli.

Murseli ka thënë se janë sekuestruar edhe një sërë gjërash, si para, telefona e të tjerë. Po ashtu tha se ka më shumë se tre muaj që ato bimë kanë qenë duke u kultivuar.

Shtoi se është njoftuar edhe KEDS për të kontrolluar shfrytëzimin e energjisë elektrike dhe për të konfiskuar pajisje që janë përdorur për laborator./GazetaEnigma/

Related Articles