Një tjetër derbi i gjykuar në mënyrë fantastike nga gjyqtarët gjilanas, shkruan Gazeta “Enigma”.
“Bilibili” kryesor i ishte besuar edhe njëherë tjetër Shpëtim Murtezit, i cili edhe në të kaluarën e ka drejtuar përballjen ndërmjet Gjilanit dhe Dritës.
Fatlum Jashari dhe Hekuran Osmani ishin dy asistentët e Murtezit, të cilët në mënyrë fantastike kanë kryer detyrën e tyre. Gjyqar i katërt ishte Valbon Hoxha, një tjetër gjyqtar në ardhje për ta drejtuar derbin në të ardhmen.
Në VAR ishte gjyqtari më i mirë në vend Mervan Bejtullahu, ndërkohë së bashku me të ishte edhe Eridon Podvorica.
Ndryshe derbin e fitoi Gjilani 1-0 me golin e vetëm të realizuar nga Alber Dabiqaj në minutën e 48-të të lojës. /Gazeta Enigma/