Zgjatet kontrata e Stefano Piolit me Milanin

Zgjatet kontrata e Stefano Piolit me Milanin

Të premten është nënshkruar marrëveshja mes Stefano Piolit dhe kuqezinjëve për vazhdimin e kontratës deri në verën e vitit 2023.



Liderët e Serie A kanë konfirmuar zyrtarisht, zgjatjen e kontratës së Piolit me një deklaratë zyrtare.

Trajneri italian mbërriti në selinë e Milanit në mëngjes për të vendosur një kontratë të re, zgjatje njëvjeçare me gjigantët e Serie A.

Marrëveshja e mëparshme e Piolit do të skadonte në qershor 2022.

Ai tani ka zgjatur kontratën deri në vitin 2023 me një opsion për një sezon tjetër.

Pioli thuhet se do t’i fitojë 3.5 milionë euro në sezon me kontratën e re. /Gazeta Enigma/.

Related Articles