Mushkolaj: Me 2018, Rama ekzaltohej për fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë, tani kujdeset mos ta lëndojë Vuçiçin

Mushkolaj: Me 2018, Rama ekzaltohej për fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë, tani kujdeset mos ta lëndojë Vuçiçin

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar edhe ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me deklaratën e tij për ndeshjen Zvicër-Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rama në 2018 ekzaltohej për fitoren e Zvicrës, ndërsa tani, plot hipokrizi jep leksione për “nacionalizëm qesharak e të rrezikshëm”, derisa kujdeset që mos ta lëndojë Vuçiçin.

Postimi i tij i plotë:

Më 2018 Edi Rama ekzaltohej me fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë. Tash, plot hipokrizi, ai po jep leksione se qysh qenka “nacionalizëm qesharak e i rrezikshëm” që kosovarët t’i gëzohen fitores së Zvicrës kundër Serbisë. Është i njëjti Edi Ramë, veçse tash po kujdeset më shumë që të mos e lëndojë Vuçiqin.

Related Articles