Shqipëri: 2 të vdekur dhe 768 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Shqipëri: 2 të vdekur dhe 768 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

768 qytetarë janë infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë informon se janë kryer 5460 testime, nga të cilat 219 raste kanë rezultuar në Tiranë, 62 raste në Shkodër, Vlorë, 51 në Lezhë, 48 në Durrës, 35 në Sarandë, 31 në Fier, 28 në Kavajë, e 24 në Lushnje.

Tutje aty theksohet se dy pacientë kanë humbur jetën si pasojë e sëmundjes.

Viktimat janë një 69-vjeçar nga Durrësi dhe një qytetar 72 vjeç nga Pogradeci.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 402 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,125 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Related Articles