Musliu e pyet Kurtin pse e mori Dejona Mihalin në Tiranë: Ky është kompliment për qeverisjen tonë

Musliu e pyet Kurtin pse e mori Dejona Mihalin në Tiranë: Ky është kompliment për qeverisjen tonë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është pyetur nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu se pse gjatë vizitës së tij në Tiranë, me të ishte edhe Dejona Mihali.

Ai tha se Dejona Mihali është bashkëpunëtore e tij e kamotshme edhe si drejtuese e komiteteve profesionale dhe punës në kuvend për koordinimin me grupin parlamentar për nga fushat parlamentare.

“Mihali s’ka qenë pjesë e takimeve me presidentin Begaj e kryeministrin Rama, por vetëm me kryetaren Nikolla, vecanërisht për shkak të karakterit të punës së saj në parlament”, është shprehur Kurti, njofton Klankosvoa.tv.

Tutje, Kurti i tha Musliut se pyetja për Mihalin është kompliment për dy vjet qeverisje të tij.

“Ka ngelur puna që të më kapeni për Dejona Mihalin. Ky është kompliment për qeverisjen tonë. Gjithcka ka shkuar aq mirë, madje edhe bukur do të thosha, saqë paska ngelur problemi me Dejona Mihalin”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, Musliu tha se pjesëmarrja e Dejona Mihalit në këtë takim është shpërdorim i taksave të qytetarëve të Kosovës dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare nga Kurti.

“Shqiptar është edhe Martin Berishaj në Kroaci, Albin Kurti”, tha Musliu.

Related Articles