Musliu: Gjuha e Kurtit kundër UÇK-së, largim i vëmendjes nga dështimet

Musliu: Gjuha e Kurtit kundër UÇK-së, largim i vëmendjes nga dështimet

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se gjuha e “Albin Kurtit, Dejona Aleksander Mihailit dhe VV-së në përgjithësi kundër pjesëtarëve të UÇK-së”, sipas saj, ka vetëm një qëllim, “provokimin emocional dhe largimin e vëmendjes nga dështimet, korrupsioni dhe keqëqeverisja”.

Përmes një postimi në Facebook, Musliu tha se “kur mungojnë rezultatet, fillojnë sulmet ndaj historisë më të lavdishme”.

“Kur nuk kanë çfarë t’u ofrojnë qytetarëve, tentojnë të përçajnë popullin duke prekur plagët dhe krenarinë kombëtare. Nuk duhet të biem në këtë kurth”.

“Nuk duhet të lejojmë që debatet e sajuara të na largojnë nga problemet reale me të cilat përballet vendi çdo ditë: varfëria, ikja e të rinjve, stagnimi ekonomik dhe mungesa e perspektivës. UÇK-ja është krenaria jonë kombëtare dhe nuk mund të përdoret si mjet për manipulime politike”, ka shkruar ajo.

Related Articles