Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, për marrëveshjen me BE-në për deeskalim të situatës në veri.
Ajo ka thënë se të gjitha fjalët se nuk bëjnë marrëveshje, nuk tërhiqen, nuk e pyesin KFOR-in e as dëgjojnë ambasadat ranë dhe se tani u lëshua bajraku për shkak të Radojçiçit.
Ajo ka thënë se tani ka marrëveshje, ka tërheqje, ka zgjedhje të reja në veri por të turpshme.
Postimi i saj i plotë:
S’ka terheqje të Policise.
S’ka zgjedhje te reja.
Se pyesim KFOR-in.
Se pyesim Nato-n.
Si ngojme Ambasadat.
Se ngojme Edi Ramen.
Kosova është shtet i pavarur.
S’ka marreveshje.
Tap Radojçiqi, Tap Bajraku!
Ka marrveshje, ka terheqje, ka zgjedhje te reja ne veri, ama te turpshme!