Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka hedhur akuza ndaj kryeministri të vendit, Albin Kurti, duke thënë se ai ka punë të mjaftueshme në Kosovë dhe së nuk është lider Ballkani, raporton Gazeta “Enigma”.
Musliu në ATV tha se në kohën kur ka qenë kryeministër Hashim Thaçi, Kosova ka pësuar ndryshim të madh dhe se edhe pas 100 viteve asnjë Qeveri nuk do t’i arrijë sukseset e ish-kryetarit të PDK-së.
“Do të shkojnë edhe 100 vite ndoshta edhe më shumë se 100 dhe asnjë Qeveri nuk do të mund të arrijë suksesin që i ka arritur Hashim Thaçi”, tha ajo.