“Nuk mund të themi se pandemia ka përfunduar derisa ekzistojnë variante të reja të COVID-19”

“Nuk mund të themi se pandemia ka përfunduar derisa ekzistojnë variante të reja të COVID-19”

Situata me pandeminë COVID-19 ditëve të fundit është e stabilizuar, kjo për shkak se kemi raporte për ramje shumë të theksuara të infeksionit dhe ulje e madhe e rasteve aktive”, shkruan ‘Gazeta Enigma’.

Kështu ka thënë, infektologu, Hamdi Ramadani, për ‘Gazetën Enigma‘, i cili theksoi se situata në ditët e kaluara ku numri i vdekjeve ka qenë në zero, e që kjo sipas tij është gjë shumë pozitive. Ramadani tutje ka shtuar se situata e rëndë apo faza kritike e pandemisë ka kaluar por jo edhe pandemenia apo infeksioni me COVID-19.

“Andaj ende na duhen masa si ato antipandemike të gjeneralizuara, pra maskat, distanca, higjiena, janë ato që ndalojnë ose parandalojnë infeksionin. Vaksinimi dhe imunizimi i popullatës, ku janë mbi 80 mijë të vaksinuar, kjo është një fakt që kta persona kanë imunitet dhe shumë pak mund të sëmuren”, ka thënë ai.

Sa i përket shfaqjes së rastit të parë me variantin afrikan COVID-19, Ramadani për ‘Gazetën Enigma’ ka thënë se ka pasur shumë infeksione e pasoja dhe vdekshmëri të lartë

“Por ky rast duhet shikuar e studiuar mirë si është infektuar, njëherit rastet e kontaktit duhet të mbikqyren në shtëpi disa ditë, të bëhen analiza specifike që të jetë i izoluar. Ndryshe nuk mund ta dim si do jetë ky variant në vendin tonë dhe tjera vende jashtë afrikane pasi që ende nuk kemi shënime të bollshme. Por nuk duhet pasur panikë. Vazhdohet si deri më tani, vaksinimi intenziv, programi masiv i vaksinimit të vazhdoj sa më parë kështu e tejkalojmë ose e kufizojmë pandeminë COVID-19”, ka shtuar Ramadani.

Në lidhje më këtë për ‘Gazetën Enigma‘ flet edhe infektologu Xhevat Demiri, ku ndër të tjera tha se numri i të vaksinuarve nuk është në nivelin e duhur, duke theksuar se ka ngecje në nivel të regjionit, por kontakti me virus është më i madh sesa thuhet.

Njëherit, Demiri shtoi se asesi nuk guxojmë të themi se pandemia ka perfunduar kur ekziston varianti tjetër, me emrin “Beta” e emëruar nga OBSH.

“Gjithsesi jemi në rrugë të mbar, por duhet patur shumë kujdesë gjatë këtyre muajve kur kemi bashkatdhetarët tanë këtu”, ka thënë Demiri.

/Gazeta Enigma/

Related Articles