Musliu: Me na qit Qeveria kushte në Parlament është diktaturë, s’do të lejojmë që të instalohet diktatura këtu

Musliu: Me na qit Qeveria kushte në Parlament është diktaturë, s’do të lejojmë që të instalohet diktatura këtu

Ganimete Musliu, deputetja nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar vendimin e kryeministrit Kurti dhe kabinetit qeveritar, që të mos përgjigjen në asnjë nga pyetjet parlamentare të parashtruara nga opozita, derisa ata t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, raporton Gazeta Enigma.

Deputetja Musliu, tha se kjo është një përpjekje për ta instaluar diktuarën në Kuvendin e Kosovës.

 “Me ardhë Qeveria e me na qit kushte në Parlament deputetëve të zgjedhur të popullit, kjo është diktaturë. Kjo është diktaturë, por s’do të lejojmë që të instalohet diktatura këtu. Pyetjen parlamentare e kam bërë për Xhelal Sveçlën, por meqë Xhelal Sveçla s’ka ardhë me protestu e me ja majtë zhagun Albin Kurtit këtu, unë pyetjen s’po e bëjë, por po i bëjë thirrje Xhelal Sveçlës, mblidhe kabinetit nga ‘Belvedere’ e bire në Prishtinë, e leje policinë të qet t’i kryejnë detyrat e tyre”, ka thënë ajo. 

Related Articles