Në Kroaci shkruajnë për dominimin e Lumbardh Dellovës ndaj Dinamos

Në Kroaci shkruajnë për dominimin e Lumbardh Dellovës ndaj Dinamos

“I sigurt në tokë dhe në ajër” – kështu e përshkruan mediumi kroat “Index.hr” paraqitjen e Lumbardh Dellovës ndaj Dinamo Zagrebit në fitoren 2-0 të Ballkanit në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës ishte dominues në këtë takim, duke shënuar një fitore tejet të rëndësishme në fazën e grupeve.

Një paraqitje brilante pati edhe Dellova, ndërsa mediumi kroat i ka kushtuar atij një artikull, ndërsa kujton se ai ishte në të kaluarën pjesë e Hajduk Split.

“Index.hr” raporton se lojtari ishte i pakalueshëm si në tokë ashtu edhe në duelet ajrore me lojtarët e Dinamos, duke vënë në pah edhe statistikat e tij.

“Ai ishte i shkëlqyer në detyrat mbrojtëse dhe i pathyeshëm për lojtarët e Dinamos në tokë dhe në duele ajrore. Ai pastroi situata të pakëndshme para portës së tij tetë herë, bllokoi një tentativë dhe dukej veçanërisht dominues në përballjet e drejtpërdrejta me lojtarët e përzgjedhur të Jakiroviqit për këtë ndeshje. Ai e gjeti veten në dy duele dhe doli fitues në të dyja, dhe bëri përshtypje me duelet në ajër. Ai i fitoi të gjashtët”, ka shkruar mediumi kroat.

Dellova kishte luajtur te Hajduku në vitin 2021, por që aventura e tij nuk kishte shkuar ashtu siç e kishte menduar, duke luajtur vetëm tri ndeshje, por tani te Ballkani është një lojtar i rilindur. 

Related Articles