Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ia ka tërhequr vërejtjen deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut.
Kjo për shkak të gjuhës së përdorur ndaj kryeministrit Albin Kurti, gjatë seancës së sotme.
Musliu e ka quajtur Kurtin, “rrenc destruktiv, antishtetëror dhe antikombëtar, e poashtu edhe pa nder e turp të këtij vendi”.
“Kujdes fjalorin”, dëgjohet Bogujevci duke thënë teksa fliste Musliu. /Gazeta Enigma
Musliut i tërhiqet vërejtja nga Bogujevci, shkak gjuha e përdorur ndaj Kurtit
