Musolli: Me ndihmën e ‘Skifeterave” do të jemi një lojtar më shumë ndaj Prishtinës

Musolli: Me ndihmën e ‘Skifeterave” do të jemi një lojtar më shumë ndaj Prishtinës

SC Gjilani sot pritet ta shkruaj historinë duke luajtur në finale të Kupës së Kosovës përballë Prishtinës.

Gjilani deri tani i ka luajtur tri finale të Kupës së Kosovës, duke e fituar një herë dhe i ka humbur dy.

Finalen e katërt skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani do ta luajë sonte ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 18:00.

Kapiteni i kësaj skuadre, Besar Musolli ka deklaruar se është momenti i duhur që Gjilani të fitoj një trofe, pasi janë duke e kërkuar që një kohë të gjatë.

“Besoj që është momenti i duhur që klubi të fitoj një trofe, duke e fituar faktin që në edicionet Gjilani vazhdimisht e ka kërkuar. Kemi punuar shumë dhe besojmë se është momenti i duhur për ta arritur një gjë të tillë”, ka deklaruar Besar Musolli për Gazetën Enigma.

Ai ka thënë se tifozëria e kësaj skuadre, “Skifterat” janë lojtari i tyre i 12-të, pasi i kanë mbështetur gjithmonë.

“Tifozët na kanë mbështetur në vazhdimsi dhe kjo na ka motivuar edhe më shumë. Me ndihmën e tyre besoj që jemi një lojtar më shumë dhe në fund do të gëzohemi së bashku”, ka delaruar Besar Musolli. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles