Mustafa-Durmishit: Lej foret burrë, jep dorëheqje

Mustafa-Durmishit: Lej foret burrë, jep dorëheqje

Besian Mustafa nga LDK-ja, ka kërkuar dorëheqjen e zëvendësministrit të Infrastrukturë, Hysen Durmishit, për taksën prej 5 eurove për regjistrimin e automjeteve, raporton Gazetra Enigma.



Mustafa tha se veprimi i Durmishit njëherë me aprovimin e vendimit dhe pastaj të anulimit, tregon se ai kishte planifikuar të vidhte shtetin.

Postimi i plotë:

Kur pas shumë muajsh pune e koordinimi me policinë dhe prokurorinë ua pata prishë strofullogun plot kriminelëve në MBPZhR dhe miqve të tyre përfitues, të njëjtit kërkonin dorëheqjen time err e terr. Në fakt, ende edhe sot komplotojnë kundër meje me rrena e shpifje.

Sot, një zëvendësministër e pranoi që ka planfikuar të vjedhë përmes kontratës monopolistike por e mori vesh krejt Kosova dhe e pezulloi kontratën. Mandej, përngut, kishe po i shpërndaj popullit karramela. Lej foret, burrë!

Kryeministër, sot kërkoja dorëheqjen ose shkarkoje dhe nesër kërko nga prokuroria të fillojnë hetimet./Gazeta Enigma/

Related Articles