Vërshimet në Gjermani, Kurti ngushëllon familjet e viktimave nga Kosova

Vërshimet në Gjermani, Kurti ngushëllon familjet e viktimave nga Kosova

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar telegrame ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani, Vanessa Koxha dhe Shaban Delija.

Në letrat e ngushëllimit, të cilat u janë dërguar familjeve Koxha në Kaçanik dhe familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarëve në fatkeqësinë natyrore që ka goditur shtetin mik, Gjermaninë.

Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këto ditë zie e pikëllimi, ka shkruar kryeministri Kurti në letrat e ngushëllimit.

Numri i të vdekurve si pasojë e përmbytjeve në Gjermani ka arritur në 164, derisa shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Related Articles