Nagavci deklarohet për mos aprovimin e drejtimeve mjekësore në disa shkolla profesionale

Nagavci deklarohet për mos aprovimin e drejtimeve mjekësore në disa shkolla profesionale

Mos aprovimi i drejtimeve mjekësore në disa shkolla profesionale kanë bërë që komunat të ankohen në Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, raporton Gazeta Enigma.

Për mos aprovimin e këtyre drejtimeve, ministrja e MAShTI-it, Arbërie Nagavci ka dhënë sqarime duke përmendur edhe shkollat të cilat nuk kanë pasur vendim për hapjen e këtyre profileve.

Nagavci thotë se secila nga komunat e përmendura mund të parashtrojnë kërkesë me shkrim për hapjen e profileve mjekësore për vitin shkollor 2021/2022, ndërkohë që komisioni do t’i verifikojë nëse plotësojnë kushtet.

Megjithëkëtë, ministrja ka theksuar se të gjithë personat të cilët në mënyrë të jashtëligjshme kanë mundësuar zhvillimin e mësimit duke rrezikuar diplomat e nxënësve do të mbahen përgjegjës.

Si Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ditëve të fundit kam pranuar ankesa nga disa komuna në…Posted by Arbërie Nagavci on Friday, July 2, 2021

Related Articles