Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, tha se partia e saj i ka ofruar presidentes së tanishme, Vjosa Osmanit, nënshkrimet për kandidaturën e saj, por se ajo nuk ka pranuar.
“I kemi ofruar Osmanit nënshkrimet për kandidaturën e saj, ajo nuk ka pranuar këtë ofertë”, tha Nagavci.
Ajo po ashtu ka thënë se presin nga LDK dhe PDK që të paraqesin kandidaturat e tyre për President, pasi sipas saj, kështu ua kërkon Kushtetuta.
Ajo tha se zgjedhjet e reja do evitohen nëse ka një kandidat të dytë dhe një votim të suksesshëm.
