Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se partia e saj ishte e bindur se Glauk Konjufca do të kishte më shumë mbështetje në Kuvend sesa Vjosa Osmani.
E ftuar në emisionin Pressing në T7, Nagavci tha se kjo bindje ishte krijuar pas diskutimeve brenda grupit parlamentar dhe me partnerët e koalicionit.
“Sikurse e kemi bërë të ditur, ne kemi qenë të bindur që Glauk Konjufca do të ketë më shumë mbështetje sesa Vjosa Osmani. Kjo për shkak të diskutimeve në grupin tonë dhe partnerët tanë që jemi në koalicion. Ne e kemi ditur që Glauk Konjufca do t’i merr 66 vota”, u shpreh Nagavci.
Ajo theksoi se vlerësimi i tyre për mbështetjen në Kuvend ishte bazuar në komunikimet dhe koordinimin me deputetët dhe partnerët politikë.
