Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arëberie Nagavci, në seancën e sotme ka ka bërë thirrje sot për unitet në Kuvend për zgjedhjen e presidentit, raporton Gazeta Enigma.
Ajo ka thënë se përgjegjësia e deputetëve “s’mund të zhvendoset”.
“Në këtë fazë kemi nevoje për unitet dhe bashkëpunim. Para nesh kemi një proces të rëndësishëm kushtetues. Zgjedhja e Presidentit të Republikës nga secila e secili kërkohet pjekuri politike. Nën emrin e secilit deputet nënshkruhet serioziteti i këtij institucioni. Presidenti si figurë e unitetit të popullit thërret për proces që duhet të udhëhiqet nga fryma e bashkëpunimi. Përgjegjësia është e jona, s’mund të zhvendoset, shtyhet dhe relativizohet. Qytetarët presin nga ne që të marrim vendime. Edhe ata që mendojnë dhe punojnë për zgjedhje duhet ta dinë se zgjedhjet nuk na e heqin përgjegjësinë për të bashkëpunuar për të njëjtat tema herët apo më vonë. E në këto kushte më mirë tani se më vonë”. / Gazeta Enigma.
