Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka uruar maturantët që sot hynë afati i dytë i provimit të maturës shtetërore, duke thënë se kjo është një ditë e rëndësishme.
Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka uruar që secili nxënës të arrin rezultate sa më të larta të cilat do të u mundësojnë atyre të vazhdojnë tutje shkollimin e lartë.
Postimi i plotë:
Të dashur maturantë,
Sot mbahet afati i dytë i Provimit të Maturës Shtetërore.
Kjo është një ditë e rëndësishme sepse do të tregoni aftësitë dhe shkathtësitë tuaja të fituara përgjatë arsimit parauniversitar.
Andaj, uroj që secili nga ju të arrini rezultate sa më të larta të cilat do të ju mundësojnë të vazhdoni tutje shkollimin e lartë.
Si Ministri i kemi ndërmarrë të gjithë masat që ky proces të realizohet si duhet dhe pres edhe nga ju që të respektoni rregullat dhe udhëzimet e dhëna.
Një falenderim i veçantë edhe për të gjithë personelin e angazhuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës.
Suksese të gjithëve!