Natasha Kandiq: Ka sekrete mbi krimet dhe mbi të pagjeturit

Natasha Kandiq: Ka sekrete mbi krimet dhe mbi të pagjeturit

Natasha Kandiq, aktiviste serbe për të drejtat e njeriut rikujtoi masakrat e numrin e të pagjeturve, derisa u mor edhe me arkivat serbe.

“Shpesh përmenden arkivat ushtarake apo shtetërore, por duhet të dimë që Tribunali i Hagës kur i ka gjykuar gjeneralët e Jugosllavisë, në masë të madhe i ka përdorur arkivat e këtyre batalioneve e brigadave”, tha ajo në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, i cili ka organizuar tryezë me temën “Afër dy dekada e gjysmë pas luftës, cili është fati i Personave të Pagjetur”.

Por, Kandiq, thotë se me rregulla të Tribunalit, shteteve u lejohet t’i bëjnë sekret disa arkiva, gjë që e bëri edhe Serbia me arsye se mund të cenojë sigurinë kombëtare.

“Ministria e Mbrojtjes më 2014 ka marrë vendim që Arkivi për Brigadën 37 të motorizuar që ka komandant Dikoviqin, që e njëjta të jetë sekret shtetërorë. Kjo arkivë nuk mund të ketë qasje në 30 vitet e ardhshme”.

Sipas saj, një veprim i tillë, nënkupton se ka sekrete, mbi krimet e mbi të pagjeturit./Gazeta Enigma/

Related Articles