Pas më shumë se një viti, Kosova tashmë ka ekzekutivin e ri me kompetenca të plota. Kjo pasi që, Albin Kurti është zgjedhur sërish kryeministër i vendit.
I njëjti, që ushtroi pozitën e kryeministrit në nivel detyre, tashmë e ka marrë atë sërish me kompetenca të plota për një mandat katër vjeçar. Qeveria arriti të krijohej pas një bllokade një vjeçare e cila e kaploi tërë vitin 2025
Formimi i qeverisë u bë pak orë pas konstituimit të Kuvendit, proces i cili kaloi pa pengesa si në legjislaturën e kaluar. Në krye të kuvendit u ulë Albulena Haxhiu me 66 vota, me nënkryetarë Ardian Golën nga VV’ja, Vlora Çitaku nga PDK, Kujtim Shala nga LDK, dhe nga komunitetet Slavko Simic dhe, Emilja Rexhepi.
Pro Qeverisë Kurti 3 ishin 66 deputetë, kundër ishin 49 deputetë, ndërsa abstenime nuk ka pasur.
