Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës, foli për ndalimin e policëve nga Serbia.
Ai u shpreh se ky është një sulm i drejtpërdrejt ndaj vet pjesëtarëve të komunitetit serb
“Ceremonisë së sotme po i mungon zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb, Dejan Jankovic i cili dje është ndalur dhe po mbahet pas asnjë arsyetim ashtu siç po mbahen në Serbi edhe katër zyrtarë tjerë policor. Ky është një akt i paprecendentë i Serbisë, mes shumë veprimesh e sulmesh drejtuar Policisë së Kosovës”.
“Ky është sulm i drejtpërdrejt i Serbisë ndaj pjesëtarëve të vet komunitetit serb brenda Policisë së Kosovës, të cilët gjejnë vullnetin dhe guximin të na bashkohen në rrugën e përbashkët që synon shërbim e siguri për të gjithë qytetarët dhe stabilitet për vendin tonë”, është shprehur Sveçla.